Pensionet e shqiptarëve rriten më 1 korrik - Lajme - Kosova Sot
Pensionet e shqiptarëve rriten më 1 korrik

Pensionet e shqiptarëve rriten më 1 korrik

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duke filluar nga një korriku i këtij viti, pensionet do të rriten me rreth 2.8%.

Pas mbledhjes së qeverisë në Durrës, Rama është shprehur se rritja është modeste, por sërish mbetet një tentativë për të ecur më tutje me politikën e rritjes së pagave e pensioneve për shtresën më të ‘drobitur’ të shoqërisë.

Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%. Duke nisur nga data 1 korrik. 

 

(Kosova Sot)

3 orë e 46 minuta më parë
19/06/18