Veseli thotë se ka lëvizje pozitive për vizat edhe nga shtetet që s’na njohin - Lajme - Kosova Sot
Veseli thotë se ka lëvizje pozitive për vizat edhe nga shtetet që s’na njohin

Veseli thotë se ka lëvizje pozitive për vizat edhe nga shtetet që s’na njohin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ka lëvizje pozitive edhe tek vendet e BE-së, që nuk e njohin Kosovën sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka folur të mërkurën në, ku është ndalur të qendrimii i tij në Francë dhe të takimet që i ka zhvilluar me deputetët e Parlamentit Evropian.

“Ka lëvizje pozitive. Janë pesë vendet që nuk e kanë njohur shtetin. E kemi takuar një koleg nga Rumania, shtet që nuk e ka njohur Kosovën, dhe e falënderoj për qëndrimin korrekt sa i përket liberalizimit të vizave”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se ka marrë mbështetje në Parlamentin Evropian për sa i takon liberalizimit të vizave.   

 “Jam shumë i sigurt se liberalizimi i vizave për aq sa varet nga Parlamenti Evropian do të ndodhë. Ka një qëndrim shumë pozitiv. I kam siguruar të gjithë kolegët e mi se kosovarët do të marrin liberalizimin e vizave dhe në të njëjtën kohë do të jenë shumë korrekt me qëndrimin e tyre në BE”, ka thënë ai.

Veseli ka treguar se pas Strasburgut do të qëndrojë edhe në Paris. 

“Pas Strasburgut do të jem në Paris. Do të vazhdojmë në këtë mënyrë që të ndodhë ajo që duhet të ndodhë. Kosova është vend Evropian, Kosova po bën progress çdo ditë, Kosova ka nevojë për më shumë njohje brenda BE-së.  Kosova nuk është vend refugjat”, ka thënë Veseli.

 

(Kosova Sot)

3 orë e 26 minuta më parë
21/10/18