Banka Botërore në dyshim nëse do ta përkrahë termocentralin e ri në Kosovë - Lajme - Kosova Sot
Banka Botërore në dyshim nëse do ta përkrahë termocentralin e ri në Kosovë

Banka Botërore në dyshim nëse do ta përkrahë termocentralin e ri në Kosovë

Banka Botërore ka thënë se ende nuk kanë vendosur nëse do ta përkrahin centralin e ri energjetik prej 500 megavateve.

Ky projekt është më i madhi në Ballkan për më shumë se dy dekada, shkruan Reuters.

Vitin e kaluar Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen me firmën amerikane me bazë në Londër për vlerën prej 1.2 miliardë dollarë.

Kosova thuhet se është në betejë me mungesën e energjisë. Rreth 90% e energjisë prodhohet nga qymyri ku shihet si një prej ndotësve më të mëdhenj në Evropë.
Banka Botërore ka thënë se “është duke finalizuar një studim të opsioneve”

“Ritmi i ndryshimeve teknologjie në sektorin e energjisë po lëvizë me shpejtësi, sidomos në burimet e ripërtërishme, sikur ato solare dhe me erëra për çka çmimet vazhdojnë të bien”, ka thënë një zëdhënës i Bankës Botërore për Reuters.
“Analiza jonë po merr parasysh zhvillimet për çka jemi duke e mbajtur të informuar qeverinë”.

 

 

(Kosova Sot)

2 orë e 17 minuta më parë
18/08/18