Ish-mjeku i UÇK-së “godet” Haradinajn: Si nuk po ke turp

  • 16 June 2018 - 12:15
Ish-mjeku i UÇK-së “godet” Haradinajn: Si nuk po ke turp

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për pagat.

Loshi i është drejtuar Haradinajt, se si nuk po ka turp që prej djersës së popullit më të varfër në Evropë, t’ia bëjë vetës rrogën më të lartë të kryeministrave në rajon.

Kujtojmë se, Ramush Haradinaj nga paga e tij 1 mijë e 443 euro e 20 cent, do të paguhet me 2 mijë e 950 euro në muaj, rritje kjo për 100 përqind.
 

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për pagat, përcjell "Bota sot".

Loshi i është drejtuar Haradinajt, se si nuk po ka turp që prej djersës së popullit më të varfër në Evropë, t’ia bëjë vetës rrogën më të lartë të kryeministrave në rajon.

Kujtojmë se, Ramush Haradinaj nga paga e tij 1 mijë e 443 euro e 20 cent, do të paguhet me 2 mijë e 950 euro në muaj, rritje kjo për 100 përqind.

 

Qysh bre Ramush ke luftuar për atdhe me krejt familjen dhe ke hyrë në histori si hero i gjallë e tash nuk po ke turp që prej djersës së popullit më të varfër në Evropë t’ia bësh vetes rrogën më të lartë të kryeministrave në rajon. Turp Ramush. Unë e di që Kadriu e Hashimi e kanë rrogën më të madhe se ti, por ti është dashur të punoje që t’ua zvogëlosh rrogën edhe atyre e jo ta barazosh tëndën me të tyre.

Unë nuk arrij të ju kuptoj se nga e keni pasur ju atë ndjenjë për një Kosovë të lirë e të pavarur kur ju shoh si ujq të uritur duke coptuar deri në asht mishin e nënës tuaj, Kosovës. Kurrkush nuk ua mohon kontributin për liri, por ju dhe shokët e juaj komandantë po tregoni se pasket qenë ngusht nën Serbi për shkak të varfërisë që pasket pasur në shtëpitë e juaja e jo për shkak të mungesës së lirisë që ka pasur populli juaj!

Ule rrogën Ramush!
Ule rrogën Kadri!
Ule rrogën Hashim!
Po ju them, ulni ato mut rrogash!

(Kosova Sot)