Trump, Macronit: Të gjithë terroristët janë në Paris

  • 17 June 2018 - 23:54
Trump, Macronit: Të gjithë terroristët janë në Paris

Nuk ka të ndalur publikimi i deklaratave “bombë” që Trump ka lëshuar gjatë samitit të G7’ës në Kanada.

Prestigjiozja amerikane “The Wall Street Journal” citon shefin e Shtëpisë së Bardhë t’i ketë thënë homologut francez se “të gjithë terroristët janë në Paris”.

Deklaratën Presidenti amerikan e ka bërë gjatë një bisede larg vëmendjes së mediave me shefin e Elizesë.

E përditshmja amerikane i referohet burimeve të pranishme gjatë bisedës, që thonë se Trump e Makron po diskutonin për terrorizmin e krizën bërthamore të Iranit.

“The Wall Street Journal” shkruan se Trump kishte kritikuar në konfidencë edhe liderë të tjerë për çështje si migracioni.

Kryeministrit japonez i kishte thënë se që ta kuptojë problemin që shkaktojnë ata, duhet të të dërgojnë 25 milionë meksikanë.

Në një situatë të tillë mund të humbësh edhe postin – citohet të jetë shprehur Trump.

Më herët, kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker tha se Trump e kishte quajtur atë gjatë samitit “një killer brutal”.

Junker tha se kjo i kishte shkaktuar konfuzion nëse ishte me të vërtetë shaka.

 

(Kosova Sot)