Hulumtuesi i njohur, Krenar Gashi, alarmon për vjedhje në ‘Shell’

  • 18 June 2018 - 00:01
Hulumtuesi i njohur, Krenar Gashi, alarmon për vjedhje në ‘Shell’

Studiuesi dhe anëtari i shoqërisë civile, Krenar Gashi, përmes Facebook ka publikuar një shqetësim të tij që lidhet me vjedhje në litër nga kompania e derivateve ‘Shell’.

Sipas tij, ai kur ishte futur në pompë, kishte pasur gati në gjysmë rezervuarin 60 litërsh, mirëpo sipas tij, nga pompa u shprazën fiks 56 litra.

“Rezervuari pak përfundi gjysmës, por ende larg rezervës… U ndala në Shell, kinse kompani globale, me marrë naftë. Çuditërisht, rezervuari me kapacitet total prej 60 litrash i nxuni plot 56 litra”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai ka sqaruar se është ankuar në pompë, mirëpo ka thënë se ankesën do ta drejtojë edhe tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkohë, Gashi ka thënë se dikur i injoronte fjalët ‘litri është litër’, mirëpo ngjarjen e sotme ai e ka konsideruar si të tepërt. Për këtë aryse, Gashi ka thënë se e ka bojkotuar Shell’in.

“Gjithë i kam injoru ato fjalët ‘litri nuk është litër’ por kjo sot ke e tepërt. Pas skandalit me sulfur në HIB e refuzimit të Petrol Company me lëshu kupona fiskal, tash edhe Shell/Al-Petrol hyjnë në listën e kompanive që i bojkotoj aktivisht”, ka shkruar ai.

Sidoqoftë, ‘Shell’ sapo ka hyrë në tregun kosovar, pasi ka blerë pikat e shitjes së derivateve të Al Petrol. Kjo kompani së fundmi pati probleme me MTI, pasi sipas tyre, kompania nuk kishte marrë licencë.

 

(Kosova Sot)