A janë këto shenjat e kiametit: Oktapodët bien nga qielli mbi vetura, gjithçka shkulet nga toka

  • 18 June 2018 - 09:42
A janë këto shenjat e kiametit: Oktapodët bien nga qielli mbi vetura, gjithçka shkulet nga toka

Shoferët e makinave u tmerruan kur mbi automjetet e tyre filluan të bien oktapodë, yje deti dhe molusqe gjatë një stuhie të frikshme.

Fotografitë e postuara në rrjetet sociale tregojnë qartazi krijesat e detit të ngecura në xhamat e makinave pasi një mot i çmendur përfshiu qytetin bregdetar të Qingdao në Kinë.

"#seafoodrain" ishte hashtagu më i klikuar online teksa fotot dhe videot nga stuhia u bënë virale, duke treguar shkatërrimin që la pas.

Meteorologët thanë se moti i dhunshëm ishte gati të thyente rekord të uraganeve, me erëra që frynin 78 mph. Stuhia besohet se shkaktoi edhe vorbulla uji në Detin e Verdhë, të cilat thithën të gjitha llojet e krijesave të detit e që më pas i hodhën nëpër rrugë.

(Kosova Sot)