Trump “tradhtohet” nga Melania

  • 18 June 2018 - 09:48
Trump “tradhtohet” nga Melania

Zonja e Parë amerikane, Melania Trump, është pozicionuar dhe ajo kundër asaj lloj politike që po aplikon i shoqi, e cila ka çuar dhe po çon në ndarjen e familjeve që hyjnë ilegalisht në vend, ku fëmija shkëputet nga prindi.

“Zonja Trump urren dhe dëshiron të shohë reforma të suksesshme të emigracionit”, tha zëdhënësja e saj.

Komentet e znj. Trump shkruan BBC, janë pjesë e polemikave në rritje rreth politikës së emigracionit nën moton “zero tolerancë” të presidentit Trump, e cila ka çuar në precedentin e rrallë e të diskutueshëm në planin human.

Po ashtu është deklaruar dhe ish-Zonja e Parë Laura Bush duke e etiketuar politikën Trump të ndarjes prind-fëmije si “imorale”.

Në një periudhë gjashtë javore, ka pasur rreth 2.000 ndarje të familjes hyrjes në veprim të politikës së administratës Trump, “tolerancë zero”, për  kalimet e paligjshme të kufirit.

(Kosova Sot)