Tmerr pas koncertit të Bruno Mars në Holandë: Autobusi shtyp turmën, vret 1, plagos 3 dhe ikën

  • 18 June 2018 - 10:05
Tmerr pas koncertit të Bruno Mars në Holandë: Autobusi shtyp turmën, vret 1, plagos 3 dhe ikën

Një furgon goditi katër persona në një koncert holandez në orët e para të së hënës duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë, disa orë pasi kishte interpretuar artisti Bruno Mars.

Në një deklaratë policia tha se makina u largua nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim. Raporte të tjera të Policisë e përshkruajnë makinën si një autobuz të vogël të bardhë.

Incidenti ndodhi në koncertin “PinkPop”, një festival popullot që mbahet në provincën Limburg në jug të Holandës.

Në deklaratën e Policisë u tha se një nga dy daljet në rrugën ku ndodhi incidenti e ku u mbajt koncerti, ishte mbyllur për hetim.

“Autobusi po kërkohet” tha Policia.

Një alarm i dërguar nga autoritetet e emergjencës në telefonat celularë në zonë paralajmëroi njerëzit të ishin në alarm për një Fiat Doblo me numër 257 në targën e tij.
Lajmet në RTL njoftuan se një helikopter i traumës, ambulanca dhe një prani e madhe policie shkuan në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot)