Izraeli do t'i dënojë me 10 vjet burg ata që u bëjnë fotografi ushtarëve të tyre

  • 18 June 2018 - 11:07
Izraeli do t'i dënojë me 10 vjet burg ata që u bëjnë fotografi ushtarëve të tyre

Aktualisht në Izrael është e ndaluar të fotografohet në bazat ushtarake ose në vendet e kontrollit, për shkak të motivit të sigurisë.

Në Izrael, një komitet i një ministrie e ka pranuar një kërkesë të një ligji që do të ndalojë të bëhen fotografi ose të xhirohen ushtarët që janë në shërbim, duke dhënë dënim prej 5 deri në 10 vjet burg për këdo që e bën.

Avokati i shtetit Raz Nizri ka thënë lidhur me këtë kërkesë të ligjit në Izrael, se qeveria duhet të bëjë një propozim më të moderuar, për shkak se nuk i duket ide e mirë, e as e arsyeshme që njerëzit të dënohen për një fotografi me dënime të tilla.

Dënimet do të arrijnë deri në 10 vjet në burg, nëse dëshmitë dhe fotografitë rrezikojnë sigurinë kombëtare të Izraelit si dhe të qytetarëve të këtij vendi.

Ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, e ka mirëpritur këtë normë dhe ka thënë në Twitter se ushtarët izraelitë “janë nën atakun e të gjithë atyre që e urrejnë Izraelin dhe të cilët e mbështesin terrorin, që tentojnë të na poshtërojnë dhe të na bëjnë keq. Nuk do e pranojmë këtë”, kishte përfunduar ai.


(Kosova Sot)