Aksident i rëndë, plagoset princi dhe vdes gruaja e tij

  • 18 June 2018 - 11:34
Aksident i rëndë, plagoset princi dhe vdes gruaja e tij

Një princ kamboxhian, që dikur ka qenë kryeministër i atij vendi, është plagosur, ndërsa gruaja e tij ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti automobilistik në jugperëndim të vendit, shkruan BBC.

Një taksi goditi makinën e princit Norodom Ranariddh, 74 vjeçar, dhe Ouk Phalla-s, 39-vjeçare, e cila po udhëtonte me të.

Çifti u dërgua menjëherë në spital, por bashkëshortja e princit vdiq pak orë më vonë.
Ata po udhëtonin për të takuar mbështetësit politikë kur ndodhi aksidenti.

Princi Ranariddh, gjysëm vëllai i mbretit Norodom Sihamoni, drejton një parti politike e cila po kundërshton zgjedhjet e përgjithshme që priten të mbahen muajin e ardhshëm.
Vitin e shkuar, partia opozitare, Partia e Shpëtimit Kombëtar të Kamboxhias u shpërbë dhe kreu i saj u akuza për tradhti.


(Kosova Sot)