Reagim i ashpër i hoxhës së Gllogjanit ndaj imamit Bedri Bytyqi: Ja çka thotë për babain e Ramush Haradinajt

  • 18 June 2018 - 12:07
Reagim i ashpër i hoxhës së Gllogjanit ndaj imamit Bedri Bytyqi: Ja çka thotë për babain e Ramush Haradinajt

shte imami i vetëquajtur, Bedri Bytyqi, i cili gjatë ditë së djeshme kishte bërë një deklaratë skandaloze.

I vetshpalluri imam i kishte ftuar edhe hoxhallarët tjerë që të mos shkojnë në ceremoninë e varrimit të babait të kryeministrit Ramush Haradinajt.

Deklarata e tij nxiti reagime të ashpra në vend, duke u quajtur si tendencioze, përçarëse dhe fyese.

Pas këtyre deklaratave ai kishte fshirë shkrimin e bërë në Facebook, e gjatë ditës kishte kërkuar edhe falje, transmeton gazeta "Bota sot".

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe imami i Gllogjanit, Binak Tolaj.

Ja reagimi i tij i plotë:

-Reagim lidhur me deklaraten e hoxhe Bedri Bytyçit lidhur me vdekjen e Baces Hilmi Haradinaj-

Feja Islame si fe e zbritur nga Zoti i Madherishem, në dritën e mësimeve dhe udhëzimev të saj, çdo personi i ruhet dhe i garantohet dinjiteti njerezor, madje kjo vlen edhe per ate qe vdes dhe ndahet nga kjo bote. I Derguari i Allahut, Muhamedi -?-, perkunder qe jetoi ne nje kohe kur neperkembej e drejta e çdo kujt dhe ate ne te gjitha aspektet,, ai predikonte per drejtesi dhe meshire mes besimtareve. Porositë e tij jane madheshtore, por sa here qe ato anashkalohen nga besimtaret, si rezultat pason padrejtesia dhe e keqja mes tyre.

Ne nje prej porosive te tij lidhur me dinjitetin e njeriut si qenie e vecuar e Zotit, na ka mesuar duke thene: “ Shenjteria e besimtarit te vdekur eshte po e njejt si shenjteria e tij i gjallë”, dmht ashtu sikur nuk lejohet t’i cenohet e drejta e tij gjate jetes se tij, ashtu eshte e ndaluar t’i cenohet per se vdekuri. Ashtu sikur nuk lejohet pergojimi i besimtarit sa eshte ne jete, ashtu nuk lejohet pergojimi i tij pas vdekjes, ashtu sikur nuk lejohet shpifja ndaj tij gjate jetes se tij, e njejta dispozite vlen edhe pas vdekjes se tij, madje thyrja e eshtrave te te vdekurit, e ka te njejten diapozite sikur thyrja e eshtrave te tij si I gjallë.

Keto sqarime jane te padiskutueshme ne mesin e muslimaneve, madje edhe te masa e thjesht e tyre, mirepo, fatkeqesisht , jo edhe per nje hoxhë Bedri Bytyçi i cili ka shkruar lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinit -Allahu e past ne meshiren e Tij- Ai, ne shkrimin e tij e ka anashkaluar te verteten, ka bere padrejtesi, ka cenuar dinjitetin njerezor te nje muslimani dhe ka bere shpifje, e qe te gjitha keto jane shume te renda kur behen kundrejt nje te vdekuri, dinjiteti i te cilit eshte i pacenueshem ne Fene tone.

Me keto fjale, si imam qe sherbej qe 35 vite ne Xhamine e fshatit Prilep, pjese e te ciles jane edhe banoret e fshatit Gllogjan, ne kete rast edhe Baca Hilmi Haradini, deshiroj te reagoj ndaj padrejtesise dhe shpifjeve te imamit ne fjale dhe ndjej si obligim per te sqaruar per te gjithe ata qe jane dezinformuar se i ndjeri pervec sakrifices se madhe familjare, ai vazhdimisht ka qene perkrahes dhe asnjeher ne takimet tona si: iftare, t’pame e ndeja te ndryshme, nuk di ndonje kundershtim te tij ndaj Fese. Andaj, ne jemi te obliguar te deshmojm per ate qe eshte e dukshme dhe siperfaqesore, ndersa per ate qe eshte ne zemer e di vetem Zoti I Madherishem. Ne jemi deshmitare, ndersa Allahu eshte Gjykues!

E shkroi:
Mulla Bainak Tolaj
Imam ne Xhamine e fshatit Prilep dhe anetarë i Keshillit te Bashkesise Islame ne Decan

(Kosova Sot)