Ahmeti:Rritja e pagave e prek edhe sistemin e stërkequr të drejtësisë

  • 18 June 2018 - 13:06
Ahmeti:Rritja e pagave e prek edhe sistemin e stërkequr të drejtësisë
Nuk ka reformë të mirëfilltë Një gjykim dhe vlerësim kritik për këtë rritje pagash, që prek edhe sistemin e stërkequr të drejtësisë, ka analisti dhe njohësi i kësaj fushe, Hidajet Ahmeti. "Qeveria 'Haradinaj' në vendimin për rritjen e pagave vetes nuk ka qenë në dijeni se do të këtë rritje pagash edhe për kategori të tjera, por më vonë ka kuptuar se në vendimin për rritje pagash përfshin edhe kategoritë e tjera, si gjyqtarë e prokurorë. Kjo rritje pagash është vazhdimësi e logjikës së njëjtë, por pa vizion të qartë për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në sistemin e drejtësisë dhe njëkohësisht nuk është garanci ngritjeje e performancës, as në nivelin qeveritar, e as në sistemin e drejtë- sisë", u shpreh ai. "Gjykoj se, pa një reformë të mirëfilltë në sistemin e drejtësisë, duke bërë plotësimndryshimin e ligjeve, inicimin e ligjeve jetike për këtë sistem, duke filluar nga Ligji Antimafia, Ligji për Vettingun, dhe akte tjera nënligjore, nuk mund të kemi një sistem të drejtësisë së dëshiruar. Rritja e pagave pa përcjelljen e këtyre reformave të domosdoshme është vetëm në dëm të buxhetit të Republikës së Kosovës dhe në kurriz të qytetarëve të lodhur nga ky mjerim socio-ekonomik", ka thënë Ahmeti. "Ky kamuflim i pasinqertë në drejtim të gabuar, e një deficit të vizionit për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit, akoma më shumë thellon ndarjen e kategorive shoqërore. Prandaj, me këto vendime të pamatura, të paanalizuara e sipërfaqësore, nuk mund të kemi sukses në ndërtimin e konsolidimin e shtetit, e me një fjalë dalje nga kthetrat e mafiooligarkëve, të cilët përmes keqpërdorimit të buxhetit të Republikës kanë ndërtuar perandori kriminale", tha Hidajet Ahmeti për "Kosova Sot".