Një tjetër martesë historike që do të bëjë edhe më shumë zhurmë, martohet çifti i parë gay në Pallatin Mbretëror

  • 18 June 2018 - 13:17
Një tjetër martesë historike që do të bëjë edhe më shumë zhurmë, martohet çifti i parë gay në Pallatin Mbretëror

Familja mbretërore britanike po përgatitet për një martesë tjetër historike. Këtë verë kushëriri i Mbretëreshës, Lord Ivar Mountbatten, do të jetë anëtari i parë i familjes mbretërore i cili do të martohet me partnerin e tij të së njëjtën gjini, James Coyle.

Drejt altarit do e shoqërojë ssh-bashkëshortja, Penny, me të cilën ka tre vajza. 

"Ishte ideja e vajzave që unë të shoqëroja babain e tyre drejt altarit atë ditë dhe e di që do të përjetoj emocione të forta” shprehet Penny gjatë një interviste për Daily Mail. 

Ish bashkëshortja e Lord Ivar tregon se e përkrah këtë zgjedhje të ish bashkëshortit pasi që në fillim ai e dinte për orientimin biseksual të tij. “Tani mendoj që ai është një person krejt tjetër ! Gjithkush thotë se nuk e kanë parë kurrë më të lumtur se gjatë kësaj periudhe ".Duket se kushëriri i Mbretëreshës e ka bekimin e të gjithë pjestarëve të familjes.


(Kosova Sot)