Haziri:Stagnimi godet qytetarët

  • 18 June 2018 - 15:13
Haziri:Stagnimi godet qytetarët
Stagnimi godet qytetarët Analisti politik, Arsim Haziri, për gazetën"Kosova Sot", tha se qysh kohë më parë, d.m.th. që nga paslufta, vendi ynë fatkeqësisht ka qenë nën dominimin e grupeve klienteliste. "Këto grupe duke e pasur mjaftueshëm shtetin nën menaxhim fiktiv, kanë arritur për të pamundësuar konsolidimin e përgjithshëm shtetëror. Kjo është mendësia, e cila i ka zaptuar e zotëruar resurset publike dhe pasoja e kësaj është mjerimi i përgjithshëm social", theksoi ai."Sot qytetarët vuajnë nga stagnimi i përgjithshëm institucional, vuajnë nga papërgjegjshmëria e pashembullte morale. Kjo qeverisje dhe të gjitha tjerat janë përtej çdo parashikimi dhe mënyra sesi e kanë udhëhequr vendin, ngjajnë sikur të mos e kishin marrë besimin e tyre. Përgjegjësit sikur ta kishin pasur si objektiv zhvillimin e vendit, qysh moti vendi do të ishte nën dominimin e rregullave dhe normave juridike, normave prej së cilave do të merrte suksese vendi. Pikërisht qasja negative ndaj problemeve sociale si dhe orientimi i qëllimshëm ndaj ambicieve të tyre ka krijuar këtë gjendje të paperspektivë sociale", shpjegon Haziri. Sipas tij, pavarë- sisht se në ndikimin e rritjes së buxhetit kanë qytetarët, ata për absurditet nuk janë ka e marrin shërbimin e drejtë.


"Politika, njerëzit e saj, më shumë kanë sjellje hipokrite sesa reale ndaj qytetarëve, më shumë arrijnë t'i shuajnë etjet e tyre sesa t'i implementojnë përgjegjësitë e marra. Të gjitha qeverisjet, bashkë edhe me këtë, asnjëherë s'kanë qenë për qëllime nacionale, pikërisht kjo logjikë ka ndikuar në varfërimin e qytetarëve e pasurimin e politikanëve", tha Arsim Haziri për "Kosova Sot"