Grapci: MTI-ja sa më parë të marrë masa në uljen e çmimeve të derivateve të naftës

  • 18 June 2018 - 15:17
Grapci: MTI-ja  sa më parë të marrë masa në uljen e çmimeve të derivateve të naftës

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot" tha se arsyeja pse nuk po inspektohen pompat e derivateve të naftës është se pronarët e këtyre pompave janë zyrtarë politikë ose e kanë dikë brenda ndonjë partie politike, të cilët po u ndihmojnë që t'i ikin ligjit. "MTI-ja duhet sa më parë të marrë masa në uljen e çmimeve të derivateve të naftës dhe që ta ashpërsojnë kontrollimin e cilësisë së naftës, duke e ditur që para 10 viteve abuzonin duke e përzier naftën edhe me ujë dhe shumica e personave që posedonin vetura dhe makina të tjera kishin probleme me motorët dhe pajisje tjera të këtyre makinave", u shpreh ai. Veç saj, sipas Grapcit, Kosova është shteti me çmimet më të larta në rajon.

"Sipas informacioneve, flitet që nafta ka pasur ulje të çmimit në bursat e tregut, kurse në Kosovë çmimet ose po mbesin të njëjta, ose po ngrihen për 10 centë më shtrenjtë", ka vlerësuar Grapci.

(Kosova Sot)