Zëvendëskryeministri i Maqedonisë nesër viziton Kosovën

  • 18 June 2018 - 17:15
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë nesër viziton Kosovën

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ditën e nesërme do të qëndrojë në Republikën Kosovë në vizitë njëditore, ku do të realizojë takime me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë, në këto takime do të hapen temat avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, pritjet nga Samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian, si dhe në përgjithësi, perspektivat evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

 

(Kosova Sot)