Kelmendi:Mungesa e qasjes profesionale dhe të pavarur në rastet më serioze të krimit

  • 18 June 2018 - 19:37
Kelmendi:Mungesa e qasjes profesionale dhe të pavarur në rastet më serioze të krimit

Analisti dhe publicisti Naim Kelmendi thotë se nuk është aspak e habitshme që me këtë veprim të fundit të bërjes si të ligjshëm për vendimin e Qeverisë për pagat, të përfitojnë pa meritë edhe gjykatës e prokurorë që nuk po e bëjnë si duhet punën e tyre. "Nuk nevojitet të jesh shumë i informuar për t'u njohur me situatën e rëndë në institucionet e Prokurorisë së Kosovës që po mbizotëron aty nga mospuna, mungesa e qasjes profesionale dhe të pavarur në rastet më serioze të krimit dhe korrupsionit", u shpreh ai për "Kosova Sot". Sipas tij, kjo ngritje e tanishme e nivelit të pagave nuk është asgjë tjetër veçse një shpërblim për lojalitetin e prokurorëve dhe të gjykatësve karshi politikës së inkriminuar. "Me asnjë veprim të deritanishëm sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk e ka dëshmuar veten për pavarësi dhe profesionalizëm, në mënyrë që ta arsyetojë edhe kërkesën eventuale për ngritje të pagave", tha Naim Kelmendi për "Kosova Sot". 

 

(Kosova Sot)