Kadriaj:Kjo dukuri e mashtrimit në Kosovë është prezente në të gjitha fushat ekonomike

  • 18 June 2018 - 19:39
Kadriaj:Kjo dukuri e mashtrimit në Kosovë është prezente në të gjitha fushat ekonomike

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për "Kosova Sot" tha se kjo dukuri e mashtrimit në Kosovë është prezente në të gjitha fushat ekonomike, duke filluar nga prodhimi, tregtia, pra në Kosovë kilogrami dhe litri janë vetëm në letër, por konsumatori paguan më shumë sesa atë që do të marrë në kundërvlerë. "Bizneset në Kosovë duhet t'i përgëzojmë për invencionin e matjes, pra si njësi matëse për bizneset në Kosovë është mashtrimi", u shpreh ai."Duke u bazuar në nivelin e madh të mashtrimit nga ana e bizneseve institucionet në Kosovë duhet me qenë vigjilente, që të inspektohen dhe të investigohen të gjitha bizneset, e në veçanti bizneset e derivateve, sepse mashtrimi më i madh bëhet këtu ndaj qytetarit. Pra, këto biznese përveç mashtrimit në llogaritje të litrës, njëherësh veprojnë si oligarki e pastër në treg, sepse të gjitha pikat e furnizimit me derivate dalin me çmime të njëjta që në ekonomi të tregut është e pakuptimtë", ka thënë Kadriaj. 

 

 

(Kosova Sot)