Aliu:Elita politike është tejet e involvuar në korrupsion

  • 18 June 2018 - 19:57
Aliu:Elita politike është tejet e involvuar në korrupsion

Analisti Bislim Aliu thotë se karshi këtyre denoncimeve të z. Capussela, drejtësia duhet të marrë vetiniciativë dhe të veprojë."Nuk ka asnjë dilemë se këtu problemi është se elita politike e Kosovës dhe ajo ekonomike janë të lidhura shumë ngushtë me elitën kriminale. Ka shumë indikatorë për këtë që thonë se elita politike është tejet e involvuar në korrupsion dhe krim të organizuar, por është një fatkeqësi shumë e madhe që edhe pas dhjetë vjetësh asnjë figurë e lartë politike nuk është arrestuar ose nuk janë zhvilluar hetime as në gjyq nga këto krime", tha Aliu për "Kosova Sot".

 

 

(Kosova Sot)