Tërnava:Me këta pushtetarë në asnjë mënyrë nuk mund të ketë vende të reja pune

  • 18 June 2018 - 19:59
Tërnava:Me këta pushtetarë në asnjë mënyrë nuk mund të ketë vende të reja pune

Qytetari Jahir Tërnava për gazetën "Kosova Sot" thotë se me këta pushtetarë në asnjë mënyrë nuk mund të ketë vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik të vendit, sepse ata mendojnë vetëm për veten e tyre e jo për popullin. "Prandaj, e tërë barra e mbushjes së buxhetit të shtetit që nga paslufta po bie mbi qytetarët e thjeshtë e jo në pushtetarët", theksoi ai. Sipas Tërnavës, me këta pushtetarë në Kosovë vështirë se mund të ketë zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune në vend, prandaj është koha e fundit që në skenën politike të vjen një klasë e re politike e shkolluar dhe e pakorruptuar.

 

 

 

(Kosova Sot)