BE'ja zgjat sanksionet kundër Rusisë

  • 18 June 2018 - 20:11
BE'ja zgjat sanksionet kundër Rusisë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka zgjatur sot për një vit sanksionet kundër Rusisë, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit.

Kështu ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, nëpërmjet një komunikate për media.

Sanksionet aplikohet ndaj personave dhe kompanive që importojnë produkte që vijnë nga Krimeja dhe Sevastopoli, si edhe kundër atyre që investojnë në sektorin e turizmit dhe atë të patundshmërive.

 

(Kosova Sot)