Babai i Meghan zbulon disa të fshehta të familjes mbretërore

  • 18 June 2018 - 20:49
Babai i Meghan zbulon disa të fshehta të familjes mbretërore

Babai i Meghan Markle shumë i mërzitur që nuk mundi të ishte në dasmën e së bijës. Babai i dukeshës së Sussex, Thomas Markle, ka shprehur trishtimin e tij për faktin se nuk mundi të ishte në krahë të së bijës teksa ajo shkonte drejt altarit.

"Unë jam një shënim në eventin historik më të madh, si babai që  nuk përcolli vajzën në altar. Kjo më mërzit disi", tha ai për 'Good Morning Britain'.

Babai i Markle tha se ai 'do kishte dashur absolutisht të ishte prezent në event, por ishte i pamundur për arsye shëndetësore'.

Princi Charles ishte njeriu që shoqëroi dukeshën për në altar.

Markle tha se ndihej pak 'xheloz', por shtoi: "Isha i nderuar, nuk do të mendoja zëvendësim më të mirë se dikush si Princi Charles.".

"Shpërtheva në lot, gjatë kohës që ai shoqëronte time bijë. Do doja të kishte qenë dora ime që mbështeste të sajën dhe jo e Charlesit."

Ai e ndoqi dasmën nga Kalifornia, ku ishte shtruar për një ndërhyrje në zemër.

Gjatë intervistës, Thomas tha gjithashtu se beson se e bija ka qarë kur ai i tha asaj dhe Harryt se nuk mund të vinte në dasmë.

"Ata u zhgënjyen. Meghan qau, jam i sigurt, dhe të dy thanë 'Kujdesu për veten, ne jemi vërtet të shqetësuar për ty'".

Duke përshkruar momentin e propozimit nga ana e Harryt për Meghan, Thomas Markle pretendon t'i ketë thënë dhëndrit të tij të ardhshëm: "Je një xhentëlmen, më premto se nuk do të ngresh kurrë dorë kundër sime bije dhe do kesh miratimin tim."

Thomas gjithashtu tha se diskutoi për politikë, përfshirë edhe biseda për presidentin amerikan dhe Brexit, me princin Harry.

"Unë po thoja se nuk e pëlqeja Donald Trump dhe Harry m'u përgjigj: Jemi një shans", tha z. Markle.

I pyetur rreth bisedës për Brexit, Thomas tha: "Ishte një humbje kohe....Mendoj se duka i Sussexit ishte i hapur ndaj eksperimentit".

 

(Kosova Sot)