Kelmendi:Pikëpyetje e madhe se a do të sillen para drejtësisë pushtetarët e korruptuar

  • 18 June 2018 - 22:21
Kelmendi:Pikëpyetje e madhe se a do të sillen para drejtësisë pushtetarët e korruptuar

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se tani është pikëpyetje e madhe se a do të sillen para drejtësisë pushtetarët e korruptuar dhe mafiozët ekonomikë, sepse kjo varet shumë nga interesat e faktorit ndërkombëtar, përkatësisht nga BE-ja dhe SHBA-të."Nëse këta dy faktorë bashkohen dhe dëshirojnë të ndërtojnë një shtet funksional, të pavarur dhe besimdhënës ndaj forcave progresive në botë, në kuadër të ndërtimeve demokratike, vendi duhet të pastrohet e të shërohet. Në të kundërtën, brenda vendit, nuk kemi forca të kualifikuara dhe moralisht të nivelit, ndonëse jashtë pushtetit ka për të luftuar krimin dhe korrupsionin ekonomik dhe politik", u shpreh ai."Nuk ka prokurori që ka guxim për të hapur hetimet ndaj klanit 'Pronto' dhe Hashim Thaçit. Kemi këtu shumë forma dyshuese të krimit dhe të korrupsionit. E kjo duhet me anën e shtetit ligjor të hetohet e të luftohet. Pa shtet ligjor nuk luftohen korrupsioni dhe as krimi. Me fjalë dhe me propagandë nuk ndërtohet shteti ligjor. Këtë duhet thënë edhe për ligjet e vendit. Kosova ka ligje të mira dhe ka edhe njerëz të mirë, por, ata të mirët që dinë, duan dhe mund t'i fusin ligjet në funksion, duhet lejuar të futen në pushtet. E pushteti nuk spastrohet në format e tashmë të punës. Kemi thjeshtë vetëm kamuflim edhe nga ana e prokurorisë dhe e gjykatave. Në Kosovë duhet të futet urgjentisht në veprim spastrimi i radhëve, edhe nga politika e të korruptuarve, edhe nga policia, nga prokuroria dhe nga gjykatat", vijoi më tej Kelmendi për "Kosova Sot". "Faktet ekzistojnë, mjaftojnë vetëm pasuritë që i kanë këta për të dyshuar në veprimtari antiligjore dhe të zhvillohen hetimet e të hapen gjykimet në vend", tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)