Helikopteri përplaset me ndërtesën, shkak mbingarkesa e tepërt (Video)

  • 19 June 2018 - 00:11
Helikopteri përplaset me ndërtesën, shkak mbingarkesa e tepërt (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një helikopter që në tentativë për tu ngritur përplaset me një ndërtesë, thuhet se shkaku i përplasjes është mbingarkesa që helikopteri kishte në bord. Përplasja e helikopterit me ndërtesën.

Disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm kur një helikopter u përplas për një ndërtesë, gjatë një tentative të ngritjes në rajonin e Siberisë në Rusi.

Në pamjet, sipas mediave të huaja, helikopteri Mi-8T shihet duke lëvizur përpara dhe më pas duke u përplasur në një ndërtesë me helikën e saj.

Për fat të mirë thuhet se nuk kishte të lënduar nga ky aksident, i cili ndodhi në aeroportin Pojkovsky në Yugra të hënën.

Sipas të dhënave paraprake, helikopteri nuk ishte në gjendje të ngrihej në ajër për shkak të mbingarkesës së ngarkuar.

(Kosova Sot)