Gazeta serbe: Ky është dëshmitari që i dha goditjen fatale Millosheviqit në gjyqin e Hagës

  • 19 June 2018 - 09:59
Gazeta serbe: Ky është dëshmitari që i dha goditjen fatale Millosheviqit në gjyqin e Hagës

Ish-presidenti i RFJ, Zoran Liliç, i dha goditjen më të fortë Slobodan Millosheviqit si një dëshmitar në gjyqin e Tribunalit të Hagës. 

Ai ndihmoi prokurorinë e Hagës me dokumente sekrete shtetërore që shkaktuan dëmin më të madh ndaj ish-presidentit, Slobodan Millosheviq.

Këto dokumente sekrete iu dorëzuan ish-prokurores së Hagës Carla del Ponte, pretendon gazeta serbe me një shkrim autorial të saj.

Sipas artikullit në Kurir, ajo që Del Ponte zbuloi nga dëshmia e Liliç, nga dokumentet që ai dorëzoi ishte dëshmia më e dëmshme për Millosheviqin.

(Kosova Sot)