Inspektori komunal nga Gjilani dënohet me dy vjet burgim për marrje ryshfeti

  • 19 June 2018 - 10:36
Inspektori komunal nga Gjilani dënohet me dy vjet burgim për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur fajtor të akuzuarin B.A. për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

“I akuzuari shqiptar, dyshohet se gjatë muajit nëntor 2015 në cilësinë e personit zyrtar – Inspektor i Ndërtimit, fillimisht ka kërkuar ryshfet në shumë prej 5 mijë euro, nga i dëmtuari A. I, që të mos rrënojë një pjesë të objektit i cili ishte mbi ndërtim, ndonëse ishte në kundërshtim me leje ndërtimore në objektin banesor, duke e ftuar në celular disa herë për tu takuar dhe më pas ka marr shumën e të hollave prej 3 mijë nga i dëmtuari”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore.

“Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar një dënim prej dy vjet burgim dhe një dënim plotësues prej dy vjet ndalimi i funksioneve në administratën publike, pas vuajtjes së dënimit me burg”.
Në këtë rast gjykata ka shpall aktgjykim lirues për të akuzuarit V.Sh.,M.Sh., B.M. dhe A.B., po ashtu zyrtarë komunalë, pasi që nuk është vërtetuar se kanë kryer veprën penale me të cilën janëngarkuar “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

(Kosova Sot)