Badallaj:Deputetë nuk kanë vullnet dhe as guxim të kërkojnë hapjen e dosjeve

  • 19 June 2018 - 12:12
Badallaj:Deputetë nuk kanë vullnet dhe as guxim të kërkojnë hapjen e dosjeve
Analisti Reshat Badallaj mendon se është fakt që këta deputetë nuk kanë vullnet dhe as guxim të kërkojnë hapjen e dosjeve të atyre që kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së famëkeqe të serbosllavisë edhe në Kosovë, sepse shumë deputetë dhe familjarë të tyre kanë qenë langonj dhe zagarë të pushtuesit."Po në këtë gazetë kam shkruar se në regjistraturën e kaluar deputeti jo vetëm që ka qenë argati më i besueshëm i UDB-së serbiane, po ky këlysh i UDB-së, pra deputeti, ishte dekoruar me medalje nga kryetari i ish-Jugosllavisë së asaj kohe dhe pikërisht në maj të vitit 1989, për maltretime, burgosje, vrasje të shqiptarëve dhe merrte rrogë nga djersa jonë. Pra, edhe sot ky ish-deputet dhe udbashi më i suksesshëm kundër shqiptarëve ishte udbash i rrezikshëm dhe ishte deputet për të cilin e kisha lajmëruar përmes kësaj gazete Kadri Topuzin se këtë vrasës e solli Isa Mustafa, dhe puthadori i tij, Ismet Beqiri", tha Badallaj për "Kosova Sot". Ai shton se arsenalin më të madh që e ka përgatitur UDB-ja serbe me rrjet spiunazhi e ka pasur të instaluar në Kosovës."Serbia në Ballkan kishte zbarkuar 2200 spiunë, ndërkaq 720 spiunët më të rrezikshëm në Kosovë dua të them se këta spiunë të rrezikshëm që kanë qenë argatë të serbosllavise janë të shpërndarë si vaji në lakra, si në Qeverinë kuislinge, në Kuvendin rrugaçësh me plot banditë dhe gjysmë analfabetë dhe në bandat politike a e di populli se sa udbashi është në sistemin e drejtësisë së kalbur në Kosovë... Pra, këtyre banditëve nuk u shkon për shtati të zbardhin dosjet e UDB-së, sepse këta janë në organet shtetërore dhe këto hafije e kanë në dorë shtetin", tha Badallaj për "Kosova Sot".