Kelmendi:Perspektiva e bllokuar nga mafio-politikanët

  • 19 June 2018 - 13:52
Kelmendi:Perspektiva e bllokuar nga mafio-politikanët
 Ndërsa, analisti politik, Jeton Kelmendi, për gazetën "Kosova Sot" tha se është një fatkeqësi, sepse edhe për aq kohë sa të mbesin në pushtet të njëjtit që ishin dje, duke qeverisur Kosovën nën petkun e politikës me krim të organizuar dhe me korrupsion, duke e kapur shtetin në të gjitha segmentet e tij në mënyrë kriminale, e që tash po kthehen sërish në pushtet përmes formave politike të koalicioneve së bashku edhe me partitë e tjera, atëherë kjo kapje e shtetit dhe gjendja e katandisur e Kosovës do të vazhdojë pafundë- sisht"Këto janë disa nga shkaqet që e kanë sjellë gjendjen e pashpresë për qytetarin e Kosovës, derisa ai të fillojë të mendojë që të ikë sa më larg Kosovës, duke shpresuar për një jetë më të mirë dhe perspektivë të jetës, ngase njeriu është njeri dhe sikur nuk sheh perspektivë, as formë, as mënyrë të ekzistojë në një hapësirë jetësore ku jeton e frymon i ngulfatur", theksoi ai. "Realisht me këtë politikë të inkriminuar e të bastarduar Kosova ka mbetur një shtet në letër, ndryshe realiteti jetësor është shumë i disfavorshëm për nga gjendja ekonomike për jetën e shumicës së qytetareve", vlerësoi Kelmendi. "Dhe derisa vendi të udhëhiqet nga një grup mafio-politikanësh të inkriminuar në krim të organizuar e korrupsion, qytetari nuk mund të shohë perspektivën e vet në këtë hapësirë", vijoi më tej ai. 

(Kosova Sot)