Vazhdojnë përplasjet PDK-NISMA në Skenderaj, ky është reagimi i radhës

  • 19 June 2018 - 15:35
Vazhdojnë përplasjet PDK-NISMA në Skenderaj, ky është reagimi i radhës

Deklarata e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj se ai e ka nxjerre Skenderajn nga lloçi dhe se të tjerët kanë përfituar vota nga puna e tij është bërë ‘sebep’, i përplasjeve mes zyrtarëve të PDK-së dhe Nismës.

Fillimisht kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku kishte reaguar duke thënë se Limaj ka dhënë kontribut në zhvillimin e Skenderajt, por që nuk ka forcë politike në Skenderaj.

E, pas kësaj deklarate ka reaguar asamblisti i Nismës në komunën e Skenderajt, Beqir Veliu i cili në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Nisma tashmë ka rreth 20 nëndegë, dy prej të cilave në fshatin e tij në Prekaz.

“Gjithashtu e çomojmë vlerismin e tij per kontributin e z.Fatmir Limaj për zhvillimin e Skënderajt fakt qe vlenë për krejt Kosovën. Ne jemi te gatshëm si Nisma që ne Asmbelnë Komunale dhe ne te ardhmen te japim kontributin tonë. Rritja e Nisma shendet për partitë tjera dhe për partinë e z.Lushtaku”, ka shkruar ndër të tjera Veliu në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

(Kosova Sot)