Kongoja do të vazhdojë të mos e njohë Kosovën, thotë Daçiq

  • 20 June 2018 - 00:30
Kongoja do të vazhdojë të mos e njohë Kosovën, thotë Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, është takuar sot me ministrin e Komunikimeve dhe të Medieve të Kongos, Mendeo Omalango

Siç njofton portali “novosti’, Daçiq e ka njoftuar musafin nga Kongo me pozicionin e Serbisë për Kosovën dhe e ka falënderuar atë për “qëndrimin parimor që ky vend e ka për Kosovën”.

Kongo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia vazhdon të besojë në miqësinë e ish- Jugosllavisë me vendet afrikane të mosinkuadrimit disa nga të cilat ende s’e kanë njohur Kosovën.

 

 

(Kosova Sot)