Shpend Ahmeti e dorëzoi Prishtinën në duart e nëntokës kriminale

  • 20 June 2018 - 07:45
Shpend Ahmeti e dorëzoi Prishtinën në duart e nëntokës kriminale

KRYEQYTETI, NË DITËT MË TË RËNDA QË NGA PËRFUNDIMI I LUFTËS

Badallaj: Shpend Jahti ka një shkathëti marramendëse, atë të mashtrimeve, hajnisë dhe t'u bjerë në gjunjë mafio-oligarkëve

"Përderisa kaosi urbanistik në kryeqytet e ka bërë Prishtinën të padëshiruar për vizitorët, kontrabandimi me lejet e ndërtimit dhe dhënia e tenderëve njëburimorë e kanë stopuar zhvillimin e kryeqytetit. Për daljen nga kjo situatë, Shpend Ahmeti as që e ka idenë, pasi është i përqendruar se si të përfitojë materialisht personalisht nga mafio-oligarkët, duke punuar ekskluzivisht për ta, si dhe mendjen e ka si të shëtitet me mafio-oligarkët nëpër jahte, aeroplanët privatë e xipat e shtrenjtë. Ky është Shpend Ahmeti, që nuk i duhet Prishtinës", thotë analisti Florim Zeqa për "Kosova Sot" 2 

Analistët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës në komunën e Prishtinës, duke parë dhe vlerësuar 4 vjet të qeverisjes së Prishtinës nga Shpend Ahmeti dhe tani duke shkelur në vitin e pestë me vazhdimin e mandatit të dytë, vlerësojnë se qeverisja e VV-së në katër vitet e kaluara dhe ky fillimi i tanishëm me ndarje në dysh të VV-së dhe PSD-së, me në krye Shpend Ahmetin, vetëm sa po e degradon kryeqytetin. Sipas tyre, Prishtina është duke mbetur kryeqyteti në duart e një kryetari dështak. Analistët, opozitarët dhe qytetarët e Prishtinës, theksojnë se Shpend Ahmeti nuk e ka idenë se si duhet menaxhuar administratën komunale dhe t'i vërë fondet publike në dispozicion të nevojave të qytetarëve, por vetëm se si të përfitojë materialisht personalisht nga mafio-oligarkët, duke punuar ekskluzivisht për ta, si dhe të shëtitet me mafio-oligarkët nëpër jahte, aeroplanët privatë e xhipat e shtrenjtë. Ata theksojnë se si edhe Raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm ka konstatuar se vitin e kaluar Komuna e Prishtinës mezi ka shpenzuar gjysmën e investimeve kapitale, që në total kapnin shifrën 33 milionë euro. Pra, gjysma e investimeve dështuan! Kjo, sipas analistëve, është edhe një tregues për debakël shtesë për të parin e kryeqytetit, por edhe një fatkeqësi e madhe shtesë për njerëzit që jetojnë në Prishtinë. Për të gjitha dështimet e tij, ato të kaluara dhe këto që janë në pritje, sipas analistëve, Shpend Ahmeti për qytetarët e Prishtinës do të mbahet mend vetëm për dembelizmin, demagogjinë dhe gënjeshtrat e tij të pafund, sepse e vetmja punë që bën Shpend Ahmeti me klanin e tij është mbushja e gushës për vete dhe klientelën e tij, duke ua rënduar kështu jetën jo vetëm qytetarëve, por edhe bizneseve që kushtëzohen, shantazhohen, dëmtohen, e bllokohen nga kjo keqqeverisje komunale. Madje këtu, sipas analistëve, apostrofohen edhe planifikimet për investimet kapitale, duke u ndërlidhur vetëm me aferat korruptive, me atë skenarin se si po e bëjnë Shpend Ahmeti me klanin e tij, që po e bëjnë këtë maskaradë kriminale, po e bëjnë me paratë e taksapaguesve, pa u druajtur se do t'i hetojë ndokush, sepse edhe drejtësia është kapur po nga këto grupe politike mafioze, që e kanë marrë peng Prishtinën, ashtu siç po e mbajnë edhe tërë Kosovën. Edhe përkundër pyetje të dërguara kryetarit Shpend Ahmeti për të marrë versionin e tij për akuzat dhe kritikat e analistëve, ai, si zakonisht, nuk i është përgjigjur gazetarit.

Ish-kryetari, me akuza të ashpra

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, njëherësh ish- kryetar i komunës sëPrishtinës, në mandatin e të cilit u projektua dhe u ndërtua sheshi qendror, që nga Kuvendi e deri te hoteli 'Grand', por edhe shumë projekte të tjera, thotë se është mëkat i madh se si Prishtina mbeti në qeverisjen e atyre që realisht nuk e duan Prishtinën shpirtërisht për ta zhvilluar e ndërtuar, duke shikuar interesin e qytetarit, por punojnë vetëm për ta zhvatur, në interes të partisë dhe grupeve të tyre klienteliste, sikur që po bën tani edhe Shpend Ahmeti, nga mandati i parë edhe në këtë të dytin."Fatkeqësisht për katër vitet e mandatit të kaluar Shpend Ahmeti me qeverisjen e Prishtinës nuk ka lënë gjurmë të mirëqeverisjes, të fillimit, as finalizimit të ndonjë projekti të madh për interes të qytetarit e të qytetarëve, por do të doja me shumë dëshirë që të kishte ndodhur e kundërta, sepse është interesi i të gjithë neve që qyteti të rritet, të ndryshohet e të zhvillohet. Ky është interesi dhe nevoja për të gjithë ne, derisa kryetarët njëri pas tjetrit do të shkojnë e vijnë, edhe partitë që drejtojnë me shumicë shkojnë e vijnë, kushtimisht po e them, por qytetari dhe ndryshimet në interesin e përgjithshëm janë ato që mbeten, çmohen dhe vlerësohen për të kaluarën e secilit", theksoi ai."Fatkeqësisht, deri më tani nuk kemi parë që ka ndonjë rezultat, përkundër që një kohë kishte vetëm një propagande jashtëzakonisht të madhe si parti dhe si VV, e me këtë edhe vetë z. Shpend Ahmeti si kryetar, kështu që unë tani do të dëshiroja që ai të jetë shkëputur nga ajo e kaluar, që në këtë mandat së paku të bëjë diçka, por është e vështirë dhe fare pak e besueshme që derisa në një mandat, deri tash prej 5 vjetësh, katër të kaluar dhe tani gati po shkon edhe një vit në të dytin, e mos të lësh asnjë gjurmë të dukshme pozitive është fare pak e besueshme që kjo mund dhe do të bëhet tash e tutje në këto tri vitet që i kanë mbetur, që ai të lërë gjurmë të mira, edhe përkundër dëshirës pozitive që ne e kemi si qytetarë", tha Beqiri për "Kosova Sot". Ai ka pohuar se për dallim nga mandati i tij në kohën e UNMIK-ut, kur gjithçka ka qenë e kontrolluar dhe kufizuar nga të tjetër, tani ekziston pavarësia e plotë e menaxhimit të resurseve, e planifikimit të projekteve dhe të buxhetit, por fati i keq është që tash, kur janë kompetencat, nuk janë njerëzit e duhur par ta bërë e ndërtuar si duhet Prishtinën për prishtinasit.

Guraziu: Shpend Ahmeti për qytetarët e Prishtinës do të mbahet mend vetëm për dembelizmin, demagogjinë dhe gënjeshtrat e tij pa fund

Ndërsa analisti politik Ragip Guraziu thekson se Shpend Ahmeti do të mbetet në histori si një dështak."Të gjithë po habitemi, edhe si qytetarë, edhe si vlerësues e analitikë të punës së tij, në fakt të dështimit të punës së tij, se si mbeti dhe pse po degradon Prishtina në duart e një kryetari dështak, si Shpend Ahmeti, i cili nuk e ka idenë se si duhet menaxhuar administratën komunale dhe t'i vërë fondet publike në dispozicion të nevojave të qytetarëve, por vetëm se si të përfitojë materialisht personalisht nga mafio-oligarkët, duke punuar ekskluzivisht për ta, si dhe të shëtitet me mafio-oligarkët nëpër jahtet, aeroplanët privatë e xhipat e shtrenjtë", u shpreh ai."Për ta bërë të plotë dhe të zyrtarizuar dështimin e Shpend Ahmetit, më së miri e thotë Raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, i cili ka konstatuar se vitin e kaluar Komuna e Prishtinës mezi ka shpenzuar gjysmën e investimeve kapitale, që në total kapnin shifrën 33 milionë euro. Pra, gjysma e investimeve dështuan. Ishte ky edhe një debakël shtesë për të parin e kryeqytetit, por edhe një fatkeqësi e madhe shtesë për njerëzit që jetojnë në Prishtinë dhe kjo është arsyeja pse Shpend Ahmeti për qytetarët e Prishtinës do të mbahet mend vetëm për dembelizmin, demagogjinë dhe gënjeshtrat e tij të pafund. E vetmja punë që bën Shpend Ahmeti me klanin e tij është vetëm mbushja e gushës për vete dhe klientelën e tij, duke ua rënduar kështu jetën jo vetëm qytetarëve, por edhe bizneseve që kushtëzohen, shantazhohen, dëmtohen, e bllokohen nga kjo keqqeverisje komunale", potencoi Guraziu për "Kosova Sot".

ZEQA: PRIMARE NË PUNËN E SHPEND AHMETIT DHE KLANIT TË TIJ ËSHTË VETËM MBUSHJA E GUSHËS PËR VETE DHE KLIENTELËN E TIJ!

Sipas analistit Florim Zeqa, keqqeverisja lokale, gjegjësisht keqmenaxhimi i administratës dhe parasë publike nga kryetari aktual, Shpend Ahmeti, ka bërë që të degradojë kryeqyteti si asnjëherë më parë."Keqmenaxhimi i fondeve publike në dispozicion të nevojave të qytetarëve është debakël shtesë për të parin e kryeqytetit, por edhe një fatkeqësi e madhe shtesë për njerëzit që jetojnë në Prishtinë. Shpend Ahmeti për qytetarët e Prishtinës do të mbahet gjatë në mend për demagogjinë dhe gënjeshtrat e tij të pafund, për abuzimin me VV-në për rimarrjen e pushtetit, për shëtitjet kozmetike në autobus, të cilat përfunduan në jahtin luksoz të Devollëve,...do të mbahet mend për tjetërsimin e pronës komunale dhënë mafio-oligarkëve Devolli,...por do të mbahet në mend edhe për kiflet dhe 'kungjat' në kryeqytet, me të cilët qytetarët ironizojnë keq me kryetarin e tyre", u shpreh ai."Primare në punën e Shpend Ahmetit dhe klanit të tij është vetëm mbushja e gushës për vete dhe klientelën e tij, duke ua rënduar kështu jetën jo vetëm qytetarëve, por edhe bizneseve që kushtëzohen, shantazhohen, dëmtohen, e bllokohen nga keqqeverisja komunale. Maskarada e Shpend Ahmetit dhe klanit të tij me autobusët super të kushtueshëm, të blerë me paratë e taksapaguesve, 21 prej të cilëve nuk kanë arritur akoma në Prishtinë, bëhet pa u druajtur se do t'i hetojë apo ndëshkojë ndokush, sepse edhe drejtësia është kapur po nga këto grupe politike mafioze, që e kanë marrë peng Prishtinën, ashtu siç po e mbajnë edhe tërë Kosovën", vijoi më tej Zeqa."Përderisa kaosi urbanistik në kryeqytet e ka bërë Prishtinën të padëshiruar për vizitorët, kontrabandimi me lejet e ndërtimit dhe dhënia e tenderëve njëburimorë e ka stopuar zhvillimin urbanistik të kryeqytetit. Për daljen nga kjo situatë, Shpend Ahmeti as që e ka idenë, pasi është i përqendruar se si të përfitojë materialisht personalisht nga mafio-oligarkët, duke punuar ekskluzivisht për ta, si dhe mendjen e ka si të shëtitet me mafio-oligarkët nëpër jahte, aeroplanët privatë e xipat e shtrenjtë. Ky është Shpend Ahmeti, që nuk i duhet Prishtinës", theksoi Florim Zeqa për "Kosova Sot".

BADALLAJ: SHPEND JAHTI ËSHTË DËSHMUAR SE ËSHTË NJË POLITIKAN DËSHTAK, MASHTRUES DHE MATRAPAZ

Analisti politik Reshat Badallaj thekson se Shpend Jahti është në siklet të madh dhe nuk ka as ide e as nuk e ka hallin e qytetarëve të Prishtinës që ia dhanë dhe besuan votën."Qytetarët tashmë ndihen shumë të dëshpëruar me mashtrimet e këtij matrapazi që ia bëri dhe i mashtroi shumë keq me premtime boshe. Shpend Jahti është dëshmuar se është një politikan dështak, mashtrues dhe matrapaz, por thënë të drejtën dhe duhet pranuar se Shpend Jahti ka një shkathëti marramendëse, atë të mashtrimeve, hajnisë dhe si të përfitojë materialisht dhe t´i mashtrojë, t´i rrejë njerëzit dhe t'u bjerë në gjunjë mafio-oligarkëve dhe të pasurohet deri në skajshmëri, duke përfituar materialisht dhe sa hap e mbyll sytë ky dilenxhi i pafytyrë u bë super-milioner, që deri dje nuk kishte kollare të varur në qafen e tij, si të një bualli. Ky hajvan u lidh me bandat më të rrezikshme në Ballkan, me mafio-oligarkët Devolli, dhe nuk i dha pesë para për popullin që e mashtroi dhe ky matrapaz tani bën jetë luksoze, si sheikët e Dubait, duke shëtitur nëpër jahtet luksoze disa milionëshe, fluturon me avion privat, si të ishte Abramoviqi, e xhipa të shtrenjtë e të blinduar, si të ishte president amerikan", u shpreh ai."Vetëm ndaluni dhe shikoni se si dështuan investimet në Prishtinë, po kjo është dështim total i këtij matrapazi dhe këtij mashtruesi dhe mashtruesi dhe është një e mirë e madhe se tashmë pa më të voglin dyshim e kanë kuptuar votuesit që i mashtroi dhe do të vijë koha se do e merr shuplakën, se do ta mbajë mend mirë se kjo shuplakë ka të bëjë me mashtrimet e tij, me rrenat, me dembelizmin, me paaftësinë që ia bëri popullit dhe si u pasurua hajnisht. Ky dilenxhinj do të mbahet në mend edhe për futje të pykave dhe copëtimeve të përçarjes jo vetëm të subjekteve politike, por edhe të popullit", vlerësoi Badallaj për "Kosova Sot".

Debakli në kurriz të kryeqytetasve

Sipas analistit Shefik Shkodra, degradimi i qytetit, i kryeqytetit dhe i cilitdo vendbanim, vjen zakonisht nga udhëheqësit. "Në këtë rast, Prishtina si kryeqytet ka një kryetar komune, i cili nuk di të planifikojë dhe ta udhëheqë punën si duhet për këtë qendër. Kur atij sipas auditimit i del se nuk i ka shpenzuar as gjysmën e mjeteve, të cilat është dashur të investohen në të gjithë sektorët e këtij qyteti, atëherë kjo do të thotë injorancë ose përtaci. Ai si shihet mund të shëtitet me transport luksoz të mafio-oligarkëve me të cilët është i lidhur. Askush nuk ndërmerr kundër asgjë. Gjyqet gjithashtu janë të lidhura me këta të Shpend Ahmetit, do të thotë mafinë. Për gjysmën e buxhetit të pashfrytëzuar për nevojat e kryeqytetit, e ato janë të shumta. Ky është një debakël shtesë për këtë kryetar të kryeqendrës, por edhe një fatkeqësi për qytetarët që jetojnë aty", u shpreh ai. "Për këtë është dashur që të merret në shqyrtim dhe të debatohet publikisht veprimtaria e tij si i pari i këtij qyteti, qendër e gjithë Kosovës. Shpend Ahmeti nuk do të duhej të shfrytëzojë paranë e taksapaguesve, duke u marrë me shantazhe të bizneseve, duke i kushtëzuar e dëmtuar dhe i bllokon me keqqeverisjen e tij. Nuk do të duhej që me klani e tij të luajë si të dojë, pa pasur asnjë drojë nga askush për kontrollin e tij. Është e qartë, gjyqësia është e zënë nga mafio-oligarkët dhe kështu i mbetet kryetarit dhe rrethit të tij të çojë jetë luksoze në shpinë të qytetarëve e të keqpërdor postin për të cilin është i thirrur që ta mbrojë me vepër jo me llafe", tha analisti Shefik Shkodra për "Kosova Sot". Ndërsa analisti Bislim Aliu thotë se që nga fillimi, kur ka ardhur kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti dalëngadalë ka filluar degradimi i Prishtinës."Bile në këto 2-3 vitet e fundit të qeverisjes së tij ka degraduar totalisht dhe ka ardhur në një mat pozicion, që lirisht mund ta quajmë edhe si një kryetar plotësisht dështak. Ai fare nuk e ka idenë pozitive se si duhet menaxhuar administratën komunale dhe t'ia vërë fondet publike në dispozicion të nevojave të qytetarëve, por vetëm se si të përfitojë materialisht dhe personalisht nga mafio-oligarkët nëpër jahtet, aeroplanët privatë dhe xhipat e shtrenjtë. Për këtë, raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm ka konstatuar se vitin e kaluar Komuna e Prishtinës mezi ka shpenzuar gjysmën e investimeve kapitale, që në total kapin shifrën 33 milionë euro. Pra, gjysma e investimeve dështuan!", theksoi ai."Ky sigurisht është një debakël shtesë për të parin e kryeqytetit, por edhe një fatkeqësi e madhe për njerëzit që jetojnë në Prishtinë. Shpend Ahmeti për qytetarët e Prishtinës do të mbahet në mend vetëm për dembelizëm, demagogji dhe gënjeshtrat e tij të pafundme?!!! ", ka thënë Aliu për "Kosova Sot". Sipas tij, e vetmja punë që bën Shpend Ahmeti me klanin e tij është vetëm mbushja e gushës për vete dhe klientelen e tij, duke ua rënduar jetën jo vetëm qytetarëve, por edhe bizneseve që kushtëzohen, shantazhohen, dëmtohen e bllokohen nga kjo keqqeverisje komunale. 

(Kosova Sot)