Media serbe: Gjermania do përfaqësues special për dialogun Prishtinë-Beograd

  • 20 June 2018 - 09:32
Media serbe: Gjermania do përfaqësues special për dialogun Prishtinë-Beograd

Teksa pritet vazhdimi i dialogut në Bruksel, Gjermania ka propozimin që në vend të shefes së diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, negociatat t’i udhëheqë përfaqësuesi special i Unionit. Kështu shkruan gazeta e Beogradit “Blic”, siç thotë duke u referuar në burimet e saj.

“Gjermania dëshiron që në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës rolin ta marrë edhe përfaqësuesi special i BE-së të cilin do ta emëronte shefja e diplomacisë e Bashkimit Europian Federica Mogherini. Arsye për këtë përmendet se Mogherini në të njëjtën kohë merret me shumë punë dhe nuk ka mjaft kohë t’i kushtojë vëmendje dialogut”, thotë burimi i kësaj gazete.

Duke komentuar zhvillimet rreth dialogut, drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiç ka thënë se në periudhën e ardhshme, në dialog me siguri do të përfshihen SHBA-ja dhe Gjermania.

(Kosova Sot)