Kandidatët tregohen të dobët në konkursin për drejtor të Neurologjisë

  • 20 June 2018 - 11:28
Kandidatët tregohen të dobët në konkursin për drejtor të Neurologjisë

Klinika e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka rihapur konkursin për drejtor të kësaj klinike, e cila në konkursin paraprak nuk arriti të përzgjedhë drejtorin e ri për shkak të moskalimit të testit me shkrim nga kandidatët.

Në konkursin paraprak të 11 majit ishin tre mjekë, pjesë të kësaj klinike mjekësore. Madje, në mesin e këtyre kandidatëve ishte edhe drejtuesi aktual i Klinikës së Neurologjisë në QKUK, Nexhmedin Shala.

Ai arriti të grumbullojë 40 pikë prej 100 sosh, më së shumti prej kandidatëve, por që nuk arriti të rizgjedhej drejtor për shkak të Udhëzimit Administrativ.

Udhëzimi Administrativ i kësaj Klinike thotë se konkursi dështon nëse asnjëri nga kandidatët nuk kanë arritur të kalojnë 50 përqindëshin.

Konkursi për përzgjedhjen e një kryesuesi të ri do të zgjasë 10 ditë


(Kosova Sot)