Po marrin fund pritjet e gjata dhe shërbimet jo cilësore në Ambulantat Specialistike

  • 20 June 2018 - 12:29
Po marrin fund pritjet e gjata dhe shërbimet jo cilësore në Ambulantat Specialistike

Qytetarët tanë të cilët për shumë vite kanë pritur nëpër bodrumet e QKUK-së dhe në kushte aspak të favorshme për të marrë shërbime cilësore, brenda pak ditësh do të kenë një realitet të ri. Këto pritje të gjata, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund, pasi që brenda një kohe shumë shkurtër priten që të hapen Ambulantat e reja specialisitike në QKUK.

Investimi, që është bërë së fundmi në ambulancat e reja specialistike, do të mundësojë që qytetarët t’i marrin shërbimet e tyre në një objekt modern, në kohë dhe të pajisur me gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe laboratorët.

Shihni më poshtë disa nga fotografitë se si do të duken ambulantat e reja specialistike.

(Kosova Sot)