Krasniqi: Nuk duhet të frikësohemi nga dialogu

  • 20 June 2018 - 13:18
Krasniqi: Nuk duhet të frikësohemi nga dialogu

Përfaqësuesi i PDK-së Memli Krasniqi, është deklaruar për media, pas tryezës së organizuar nga PSD.

Ai ka thënë që është mirë që po vazhdojnë këto tryeza.

“Na vjen mirë që po vazhdojnë tryezat, që në fillim kemi mbështetur këto tryeza dhe do të marrim pjesë. Sot kemi diskutuar për një teme e cila është e rëndësishme, ka pasur diskutime konkrete për dialogun me Serbinë. Normalisht nuk presim që përmes një tryeze te arrijmë një konsensus.
Dialogu  Kosovë-Serbi, nuk i takon vetëm një partie, ajo është çështje e fatit të disa gjeneratave, dhe po flasim këtu që ta përfundojmë një konflikt të ngrirë.
Ne vazhdojmë të insistojmë që konsensusi është i dëshirueshëm, dhe nuk jam i sigurt që është i arritshëm, mirëpo duhet të ketë përfshirje të të gjithëve në këtë dialog”, tha ai.

Krasniqi, shtoi se nga dialogu nuk duhet të frikësohet askush.

“Dialogu do të ndodhë duam apo nuk duam, ne e kemi  mbështetjen e Bashkimit Evropian, nuk besoj që ka ndonjë parti që frikësohet të shkojë në dialog kur na kanë thirr Brukseli, e Washnigtoni, asnjëherë nuk na ka ra keq”, përfundoi ai.

Tryeza e PSD-së ishte tryeza e  katërt që kanë mbajtur partitë politike

(Kosova Sot)