Grabitësit e pamëshirshëm, ia drejtojnë thikën një foshnje dhjetë muajshe

  • 20 June 2018 - 17:05
Grabitësit e pamëshirshëm, ia drejtojnë thikën një foshnje dhjetë muajshe

Dy burra janë akuzuar për mbajtjen e një thike në fytin e një fëmije në një grabitje të tmerrshme në West Midlands të Anglisë.

Grabitja ishte bërë të hënën në mëngjes. Dy gra ishin në shtëpi me një fëmijë trevjeçar dhe një bebe dhjetë muajshe në atë kohë.

Policia e West Midlands’it tha se vjedhësit ishin të armatosur me një thikë artizanale të cilën e mbanin drejt foshnjës, ndërsa kërkonin që gratë t'i dorëzonin gjërat me vlerë, shkruan Metro.uk.

Dyshja u arrestua nga oficerë të armatosur nga policia të hënën dhe u akuzua për grabitje.

Joshua Juggan, 24 vjeç, nga Southwark dhe Malik Ragnatt, 21 vjeç, nga Croydon, duhej të paraqiteshin në Gjykatën e Coventry’it të akuzuar për grabitje.


(Kosova Sot)