Plagosi me thikë nënën dhe babain, i riu dhe e dashura e tij dorëzohen në polici

  • 20 June 2018 - 17:17
Plagosi me thikë nënën dhe babain, i riu dhe e dashura e tij dorëzohen në polici

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit, aty ku një 25 vjeçar në bashkëpunim me të dashurën theri me thikë prindërit e moshuar.

Mësohet se Hajri Neziri plagosi me thikë nënën e tij Hasije Neziri 64 vjeçe dhe babain Destan Neziri, 75 vjeç, të cilët janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Pas këtij akti të rëndë 25 vjeçari së bashku me të dashurën u vetëdorëzuan në polici.

Paraprakisht ka dyshime se pjesë e konfiktit të ketë qenë edhe dashura e të riut.

Komshinjtë e familjes në fjalë janë shprehur se fillimisht kanë dëgjuar të bërtitura, ndërsa më pas i dhanë ndihmën e parë të moshuarve.

Nga spitali i Durrësit bëhet me dije se çifti i të moshuarve po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale pasi gruaja ka marrë 10 goditje me thikë, ndërsa burri ka një të çarë në fyt.

Gjendja e tyre ende nuk është stabilizuar, ndërkohë që policia e qytetit bregdetar po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


(Kosova Sot)