Ivanka Trump ia kishte treguar GJINJTË NJË SHITËSI TË SALSIÇEVE

  • 20 June 2018 - 18:30
Ivanka Trump ia kishte treguar GJINJTË NJË SHITËSI TË SALSIÇEVE

DERISA ISHTE NË KLASËN E TETË 

Kur ishte në klasë të tetë, e bija e presidentit Trump, Ivanka Trump, ia kishte treguar gjinjtë shitësit të salsiçeve, i cili punonte përballë shkollës së saj të shtrenjtë private, ku viti i shkollimit paguhej 44,000 dollarë. Ajo e kishte bërë këtë nga një dritare e shkollës "Chapin" në Menhetën. Ky incident më pas u mbajt mend si 'skandali', por mësuesit e saj mbetën edhe më të tronditur, pasi që ajo i rrejti ata, duke ikur nga shkolla dhe duke punuar si modele. 

 

Ivanka ishte mësuar si të ofronte seks oral

Disa ish-kolegë të saj të shkollës i kanë treguar këto gjëra në një libër të ri, ku thuhet edhe se Ivanka ishte një 'adoleshente relativisht normale', para se të fillonte ta menaxhonte imazhin e saj publik. Në librin me titull "Born Trump: Inside America's First Family", autorja Emily Jane Fox po ashtu thotë se Ivanka në një rast ishte detyruar ta bënte një test të drogave, pasi që kishte marrë pjesë në një ndejë e cila kishte dalë jashtë kontrollit. Dhe, ajo e kaloi me sukses atë test. Në të njëjtin libër, thuhet sesi, derisa ishte nxënëse, Ivanka ishte mësuar si të ofronte seks oral, nga një shoqe e cila këtë ia kishte demonstruar në një banane, transmeton "Kosova Sot Online". 

Skandali me gjinjtë

Ndërsa në shkollën e mesme, grupi shoqëror i Ivankës e quanin veten 'Funny Pink Bunnies Club' (Klubi i lepurushave qesharake rozë), derisa të tjerët i quanin vajzat me emrin Lindsey-t, meqë që të gjitha ato, me përjashtim të Ivankas, quheshin Lindsey. Derisa vijonte kolegjin "Wharton" Ivanka ikte nga ora e statistikës, në orën 9 para dite, për t'i pirë dy cigare, njërën pas tjetrës, derisa ishte rrush nga grimi. Dhe po, pas skandalit me gjinjtë, Ivanka ishte detyruar që të largohej nga shkolla në fjalë, duke shkuar në një shkollë edhe më të shtrenjtë. E tillë është jeta e fëmijëve të pasanikëve. 

 

(Kosova Sot)