Dialogu me Serbinë, Kurti shkon te Ambasadori Delawie

  • 20 June 2018 - 20:20
Dialogu me Serbinë, Kurti shkon te Ambasadori Delawie

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti sot është takuar me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Greg Delawie. Siç ka shkruar Kurti në Facebook, kanë biseduar për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Nuk është lënë anash as tema e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delaëie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Bashkë me Ambasadorin Delaëie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delaëie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen.

 

 

(Kosova Sot)