Kolgeci:Ka qenë një neglizhencë e institucioneve tona me mosaktivizimin e këtij bordi

  • 20 June 2018 - 22:52
Kolgeci:Ka qenë një neglizhencë e institucioneve tona me mosaktivizimin e këtij bordi

Kryetari i dikurshëm i Bordit të Pavarur për Ankesa të Bizneseve, Skënder Kolgeci, vlerëson se riaktivizimi i këtij bordi tashmë është bërë imperativ i kohës. Ai për gazetën "Kosova Sot" tha se mungesën e këtij organi si shkallë e dytë më së vështiri po e përjetojnë bizneset që po pësojnë padrejtësisht me vonesat e vendimeve të Divizionit Fiskal, e aq më tepër kur aktgjykimet e këtij Divizioni Fiskal nuk janë të ekzekutueshme dhe për aq shumë vite do t'u duhet që të presin sa të realizohet kjo e drejtë Sipas Kolgecit, aktvendimi i formës së prerë i Bordit të Pavarur të Ankesave ka qenë një vendim detyrues dhe shumë më i favorshëm për tatimpaguesin nga vendimet e drejta."Pra, normalisht kjo është një kërkesë legjitime e komunitetit të biznesit që nga 2015 për riaktivizimin e këtij Bordi të Ankesave që të kthehet ky organi i shkallës së dytë që garantohet edhe me Kushtetutë edhe me ligje", vijoi më tutje ai. Kolgeci thotë se rithemelimi i këtij bordi ka qenë një kërkesë e vjetër edhe e AKB-së, por edhe e Odave ekonomike, asaj amerikane dhe të Kosovës."Por kjo ka qenë një neglizhencë e institucioneve tona me mosaktivizimin e këtij bordi, duke u arsyetuar se kundër këtij bordi është kundër Komisioni Evropian", ka potencuar ai. "Një organ administrativ nuk mund të zëvendësohet me një organ gjyqësor, sepse edhe para shuarjes së bordit të ankesave, tatimpaguesit kosovarë i kanë pasur dy shkallë. ngase në procedurë gjyqësore kanë qenë shkalla e parë dhe shkalla e dytë e Gjykatës Supreme", shpjegon Kolgeci. 

 

(Kosova Sot)