Mos iu gëzoni diellit! Nga nesër rikthehen reshjet, këto temperatura ju presin

  • 21 June 2018 - 08:15
Mos iu gëzoni diellit! Nga nesër rikthehen reshjet, këto temperatura ju presin

Ditëve në vijim në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Siç parashikon Prishtina Weather, shtrëngata me shi dhe moti i ftohtë do na shoqërojnë këtë fudjavë

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 14C në 7C, e maksimalet nga 28C në 19C, të shtunën, e ditën e hënë edhe deri në 17C.

Parashikimi i detajuar i motit nga nesër (21 qershor) deri më 25 qershor:
20.06.2018 – Fusha të presionit të lartë që depërtuan ditën e mërkurë mbi rajon, të enjten do të zhvendosen në lindje, derisa nga veriu i kontinentit një front i ftohtë ditën e premte pritet të kalojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për shtrëngata me shi, e në fundjavë depërtimi i masave të ftohta ajrore, do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.21.06 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e pasdite vonë priten reshje lokale shiu me bubullima.22.06 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite priten shtrëngata me shi, e në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu.23.06-24.06 – Të shtunën herët në mëngjes, vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta. Gjatë ditës mot pjesërisht i vrnaët, e në mbrëmje priten kthjellime, më ftohtë. Të dielen mot pjesërisht i vranët.25.06 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vransira. Nga pasditja mundësi për reshje lokale shiu.

TABELA E TEMPERATURAVE
Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres rreth vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.

(Kosova Sot)