Prokuroria akuzon 3 policë për Enea Ftojin: E lanë të vdiste në qeli!

  • 21 June 2018 - 10:02
Prokuroria akuzon 3 policë për Enea Ftojin: E lanë të vdiste në qeli!

Prokuroria e Korçës akuzon 3 efektivë të policisë së komisariatit të qytetit për vdekjen e mistershme të të riut Enea Ftoi, në qelinë e komisariatit.

Ekspertiza mjeko- ligjore doli disa ditë më parë në përfundimin se 27 vjeçari nuk është dhunuar nga uniformat blu, por këtë të enjte prokuroria i ka akuzuar efektivët e policisë se nuk i kanë dhënë ndihmën e nevojshme të arrestuarit. Sipas organit të akuzës, efektivët e kanë lënë të vdiste të riun.

Ftoi humbi jetën më 17 maj 2018 në ambientet e komisariatit, 3 ditë pas arrestimit të tij në flagrancë pasi akuzohej për vjedhjen e një varëseje.

Familjarët e viktimës  pretendojnë se vdekja e Enea Ftoit ka ardhur si pasojë e ushtrimit të dhunës nga punonjësit e policisë që në momentin e arrestimit në flagrancë.

(Kosova Sot)