Angela Merkel rrezikon shumë

  • 21 June 2018 - 10:23
Angela Merkel rrezikon shumë
Angela Merkel është duke bërë regjinë - dhe është e gatshme të bëjë lëshime. Por a mjafton kjo për ata që kërkojnë azil?

Arritja e një marrëveshje në çështjen e azilit vendos për ekzistencln e kancelares gjermane. Angela Merkel është duke bërë regjinë - dhe është e gatshme të bëjë lëshime. Por a mjafton kjo për ata që kërkojnë azil?

Një kapitull i ri në grindjet për çështjen e azilit. Një vështrim i shkurtër: Partia gjermane në pushtet, partia kristiandemokrate CDU, dhe partia simotër nga Bavaria, partia kristiandemokrate, CSU u përplasën javën e fundit si dy lokomotiva të drejtuara nga kryetarët përkatës, Angela Merkel dhe Horst Seehofer. Pak para shkatërrimit ata ranë dakord për të arritur një paqe dy javore. Po pastaj? Pastaj do bisedohet sërish- dhe kjo po ndodh tani jo vetëm në Berlin dhe Mynih, por edhe në Paris, Vjenë, Romë dhe Bruksel.

Ditën e dielë do takohen kryetarët e shteteve të këtyre vendeve, dhe për më tepër, me iniciativën e Merkelit në një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Kjo tregon që grindjet gjermane për të drejtën e azilit nuk janë më vetëm grindje mes gjermanëce, por janë një çështje evropiane. Kjo nuk e bën çështjen të thjeshtë, por ka diçka të mirë: Sepse kaq shumë lëvizje në politikën e migracionit në nivel evropian nuk ka pasur prej kohësh.

(Kosova Sot)