Therje me thikë në Lipjan

  • 21 June 2018 - 10:26
Therje me thikë në Lipjan

Një therje me thikë ka ndodhur dje në orën 14:40 në fshatin Magure të Lipjanit.

Policia tregon përmes raportit 24 orësh se personi i dyshuar për këtë vepër është arrestuar, ndërsa viktima tjetër, mashkull, ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti po cilësohet si vrasje në tentativë

“VRASJE NË TENTATIVË

Fshati Magure -Lipjan 20.06.2018-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.

(Kosova Sot)