Shkodra: Pse nuk ka transparencë për bisedimet në Bruksel, në mes të Serbisë dhe Kosovës?!

  • 21 June 2018 - 12:17
Shkodra: Pse nuk ka  transparencë për bisedimet në Bruksel, në mes të Serbisë dhe Kosovës?!

 I papranueshëm dhe tepër befasues është ky veprim i presidentit, që po e anashkalon dhe injoron Kuvendin edhe sipas analistit Shefik Shkodra.

"Nuk e kam të qartë pse nuk ka fare transparencë për bisedimet që janë zhvilluar dhe po vijojnë në Bruksel, në mes të Serbisë dhe Kosovës. Hashim Thaçi, kryetar, nëse ka të drejtë ta përfaqësojë Kosovën, atëherë është e domosdoshme që të merret bekimi i Kuvendit të Republikës, si organi më i lartë i qytetarëve. Edhe ai vetë duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që thotë se është kjo bisedë përmbyllëse, "shumë e dhimbshme " dhe të vendosë asgjë në mënyrë individuale, ndryshe do të bëhet një skandal "historik", nga i cili do të krijonte gjendje më e vështirë se që është tash për tash. Nuk duhet të ngutemi, sepse mund të na kushtojë shtrenjtë. Nuk duhet t'i pranojë shantazhet e as kushtëzimet", vlerësoi ai për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)