LDK kundër vendimit të Qeverisë për rritje pagash

  • 21 June 2018 - 13:08
LDK kundër vendimit të Qeverisë për rritje pagash

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rritja e pagave të Qeverisë duhet të bëhet vetëm me Ligj.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj, jo me vendim arbitrar të Qeverisë që përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit.

Vendimi i Qeverisë për rritje të pagave është kundërligjor për tri arsye:

Rritja e pagave është e rregulluar me ligjin e për financat publike, ku caktohet si dhe sa rriten çdo vit. Çdo qasje tjetër është shkelje e këtij ligji.
Ky vendim bie ndesh edhe me ligjin e buxhetit për 2018. Është vetëm Kuvendi i Kosovës ai që ka autoritetin të ndajë buxhetin për destinomë të caktuara. Përtej këtyre ndarjeve, çdo alokim tjetër është brenda limiteve të caktuara në ligjin e buxhetit dhe ligjin për financat publike.
Ky vendim është bie ndesh me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, siç e ka përcaktuar në vendimin e saj Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur të interpretojë ligjin për konfliktin e interesit. Nuk mundet dikush të merr një vendim që e prek atë dhe vetëm personalisht dhe njerëzit të afërm me të.

(Kosova Sot)