Jankoviq: Problemi para zgjidhjes, Kosovën e kanë humbur Millosheviqi, Daçiqi, Vuçiqi

  • 21 June 2018 - 13:33
Jankoviq: Problemi para zgjidhjes, Kosovën e kanë humbur Millosheviqi, Daçiqi, Vuçiqi

Profesori në pension i Fakulteti t Filologjik dhe ish - diplomati Vladeta Jankoviq ka vlerësuar se problemi i Kosovës është para zgjidhjes përfundimtare sepse u është mërzitur atyre që vendosin për të.

Ai për n1 ka theksuar se e pengon “përpjekja e mjerë e bartësit të regjimit”, filluar nga kryetari aktual serb Aleksandar Vuçiq që i gjithë faji për Kosovën t’i hedhet paraardhësit.

"Pse nuk thuhet thjesht dhe qartë se Kosovën e kanë humbur Sllobodan Millosheviqi, Vojisllav Shesheli , e kanë humbur edhe Ratko Mlladiqi e Radovan Karaxhiqi. Faji nuk është në vitet e dymijta, por në vitet e nëntëdhjeta”, mendon ai.

Sipas mendimit të tij, përgjegjësi bartin edhe sekondantët e Millosheviqit dhe të Sheshelit.

"Aleksandar Vuçiqi,atëherë sekretar i përgjithshëm i radikalëve dhe Ivica Daçiqi, zëdhënës dhe njëri nga njerëzit më të shquar të socialistëve. Dhe ata tash kanë fytyrë të thonë se për këtë janë fajtorë Vojislav Koshtunica dhe Zoran Gjigjiqi, bartës demokratikë pas viti 2000”, ka thënë Jankoviq.

Ai ka shtuar se garnitura demokratike që erdhi në pushtet në vitin 2000 e më pastaj ka mundur vetëm “të mbledhë mbeturinat e të marrë ç’mund të merret ".

"Diçka ia kemi dalë deri në vitin 2012, kur Vuçiqi, duke e marrë pushtetin, përfundimisht nisi të kapitullojë. Diçka ka mundur të shpëtohet",ka thënë Jankoviq.


(Kosova Sot)