Ky vend mendohet të jetë burimi i pashtershëm i pasurisë së Putin

  • 21 June 2018 - 14:04
Ky vend mendohet të jetë burimi i pashtershëm i pasurisë së Putin

Lideri rus, Vladimir Putin, njihet si adhurues i madh i gjërave me shkëlqim, e ndërsa masivi Kondyor në Siberinë lindore është miniera e mineraleve të tij të preferuara.

Putin besohet se ka një pasuri prej 150 milionë paund.

Teksa bosi i Kremlinit kënaqet me pasurinë e deritashme, britanikja “Daily Star” raporton për burimin e tij të pashtershëm të pasurisë.
Fjala është për masivin Kondyor, ku ka diçka më të vlefshme se ari: platini! 

Që nga koha e Bashkimit Sovjetik, nga aty janë gërmuar 85 mijë tonelata të platinit. Më 2011, nga aty janë nxjerrë afro 3,500 kilogramë që vlerësohen në 100 milionë paund (114 milionë euro).

Image

 

Gërmimi aty nuk ndalet kurrë. Dhe, si dëshmi e “dashurisë” ndaj platinit, Putini e ka një orë nga ky metal që kushton 464 mijë euro.
Kur ka nisur shfrytëzimi i masivit, ekspertët thanë se ishte formuar nga goditja e meteorit ose vullkanit. Duke kërkuar përgjigjen ata kuptuan se ky është vend i metaleve të çmuara.

Image

Platini vlen më shumë se ari. Në vit, nxirren veç 160 ton platin në krahasim me 1,500 ton ar. Kështu, presidenti rus që ka një flotë prej 700 makina dhe rreth 20 prona luksoze, nuk e ka pasur problem të realizojë pasurinë, veç nga këto minerale të çmuara të Siberisë.

Image

Kremlini i ka mohuar këto pretendimet duke thënë se ai bën jetë modeste dhe zotëron vetëm 100 mijë paund të ardhura në vitin 2015.


(Kosova Sot)