Justin Trudeau ka një motër të cilën nuk e ka parë që 18 vite

  • 21 June 2018 - 15:21
Justin Trudeau ka një motër të cilën nuk e ka parë që 18 vite

Deborah Coyne është bërë e njohur për lidhjen e saj me ish presidentin e Kanadasë, Pierre Trudeau dhe për vajzën që ajo e ka lindur me të në vitin 1991. Ajo kurrë nuk ka folur publikisht për këtë pjesë të jetës së saj.

Historia e motrës së Justin Trudeau është një histori e pa treguar. Ajo është vajza e Pierre Trudeau ish kryeministrit më të suksesshëm kanadez që e ka udhëhequr këtë vend për 16 vite.

E lindur me 5 maj 1991, në një spital të St. Johns, lindja e Sarah është arritur të mbahet larg syrit të publikut për 4 muaj. Askush nuk e dinte për ekzistencën e saj. Deri sa, kur kanadezët janë zgjuar në faqe të para të ballinave me lajmin se Pierre Trudeau, në atë kohë 71 vjeçar, është shkruar si baba i Sarah në çertifikatë.

Shumë pak dihet për romancën në mes të Pierre dhe Deborah. Sarah Elisabeth Coyne ka qenë vetëm 9 vjeçare kur babai i saj ka vdekur. Tani 27 vjeçare, fëmiu më i vogël i Pierre Trudeau ka bërë një jetë private jashtë syrit të kamerave, siç duket kjo është që ajo do. Ajo është kërkuar të flasë për një revistë kanadeze në 10 vjetorin e vdekjes së babait të saj, por ajo është përgjigjur thjeshtë “Nuk kam ndonjë koment. Faleminderit për interesimin tuaj”.

Image

 

Shumë pak dihet për fëmijërinë e Sarah Coyne, si dhe marëdhenien e saj me të atin.

Në 30 vjetorin e fillimit të qeverisjes së Pierre, revista Maclean ka raportuar që Trudeau e vizitonte Toronton çdo muaj për të parë vajzën e tij.

Është e ditur se Trudeau në një rast ka udhëtuar me vajzën e tij të vogël. Kjo ka qenë kur kanë shkuar në ujëvarën e Niagarës në vitin 1996, kur Sarah ishte vetëm 5 vjeçe.

Sarah u takua me Jimmy Carter, ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ishte duke festuar 50 vjetorin e martesës së tij.

Carter ka thënë që dy ish liderët kanë kaluar disa orë në një bisedë të këndshme me njëri tjetrin gjatë atij udhëtimi.

Nuk dihet se çfarë ka bërë Sarah gjatë bisedës së dy burrave. Sarah do e takonte Carter përseri 4 vite më vone në funeralin e babait të saj.

Image

Justin Trudeau nuk e ka përmendur motrën e tij në elegjinë e tij të famshme, si dhe Sophie Gregorie, gruaja e tij, ka thënë që dy djemtë e Trudeau kanë shumë pak kontakt me motrën e tyre nga ana e babait.

Image

Justin Trudeau ka pasur shumë pak kontakt me motrën e tij. Ai e ka parë atë disa herë si një bebe, disa herë të tjera kur ajo ishte 3-4 vjeçare. Justin kishte shkuar në ngjitje në shkëmbinj me Sarën disa ditë para vdekjes së babait të tyre në vitin 2000.

“Pas funeralit të babait, ne e humbëm kontaktin. Unë jam shumë krenar për motrën time, dhe do të doja të kem kontakt me të në të ardhmen” ka thënë Trudeau.

(Kosova Sot)